zoom

Politikë

Rama nga Vlora: Universitetet të mos presin gjithçka nga qeveria

Kryeministri Edi Rama është takuar me pedagogët dhe studentët në Universitetin “Ismail Qemali”.

Gjatë takimit ai tha se Universitete nuk duhet të presin gjithçka nga qeveria, por të kenë ndërveprim edhe mes njëri-tjetrit.

“Besoj se me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen jo pa vështirësi, por në mënyrë sistematike, po krijohen hapësira për ta parë veten universiteti si pjesë e një rrugë ku nuk pritet gjithçka nga qeveria, por nga ndërveprimi dhe me universitetet e tjera. Universitet duhet t’i shfrytëzojë mundësitë.

Sa i përket nevojave dhe kërkesave tuaja, ne kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi. Një pjesë e këtyre gjërave do të zgjidhen hap pas hapi për infrastrukturë dhe laboratorë. Bashkia s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me universitetit, por është derë e hapur për ju”, tha Rama.