zoom

Aktualitet

Rama nervozohet keq! Heq mikrofonin dhe braktis studion (VIDEO)

 

Kryeministri Rama ka braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo. Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilri Babaramo.

I bezdisur nga një sërë pyetjesh për reformën në drejtësi, punën e SPAK, kapjen e drejtësisë së re, mos-hetimin e tenderave si ai për uniformat e ushtrisë apo tenderi për ndryshimin e logos së TKOB kanë nervozuar kreun e qeverisë i cili nuk ka duruar më por ka hequr mikrofonin.

Gazetari e ka pyetur nëse do të largohet edhe nga PS nëse humbet zgjedhjet, por Rama ka hequr mikrofonat dhe është larguar. Shihini videon poshtë duke filluar që nga minuta 1.11.30

“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama Babaramos.