zoom

Politikë

Rama në Sarandë, i moshuari e uron me sloganin e PD-së: Me ty Shqipëria fiton

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me duartrokitje në Sarandë, teksa ka inspektuar procesin e vaksinimit.

Një prej të moshuarve, i cili po bënte vaksinën e ka uruar Ramën për zgjedhje padashje me sloganin e PD-së, “Me ty Shqipëria fiton”.

Rama i ka kërkuar ndërkohë të ulet dhe të bëjë vaksinën njëherë.

E moshuara: Si jeni djalë i nënës tënde, o flori, o yll, flori.

Edi Rama: Si jeni. Mirë faleminderit. Si ju ecën puna?

Edi Rama: Ulu mo ulu, ulu mo bëje

I moshuari: Rrofsh, të paçim sa malet. Me ty Shqipëria fiton

Edi Rama: Me shëndet, me shëndet, me shëndet. Si jeni? Në rregull cdo gjë? E bëtë apo… Ulu, ulu, ulu, se duhet të rrish ulur. Hajde me shëndet të gjithëve.