Aplikacion
Rama ka shpjeguar për të përditshmen italiane “Il Foglio”, qëndrimin e tij për t’i hapur dyert refugjatëve. Kryeministri ka thënë se presin që të vijnë 3 mijë afganë. Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz,” është shprehur Rama.
“Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët,” ka thënë Rama.
I Pyetur nëse a duhet Evropa dhe Italia në veçanti, të marrin shembull nga Shqipëria?
“Nuk i jap leksione askujt”, ka nënvizuar Rama. “Aq më pak Italisë, ndaj të cilës jam shumë i lidhur. Por, do të them se pritja e refugjatëve, është detyrim i yni”.
“Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”.