zoom

Politikë

Rama mesazh nga Italia: Turqia pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së

Gjatë vizitës në Itali kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet me Turqinë dhe perspektivën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Rama deklaroi në një intervistë se Europa ka nevojë për Ballkanin ashtu si Ballkani ka nevojë të anëtarësohet në këtë fundit, duke theksuar se ka disa aktorë që duan të bëjnë avokatin e të kundërtës.

Ndalur tek roli i Turqisë, Rama e cilësoi thelbësore për sigurinë në Bashkimin Europian, ndërsa shtoi se pavarësisht raporteve të mira mes dy vendeve, presidenti Erdogan nuk ka ndikim në Shqipëri. Investimet turke në vendin tonë, Rama i paralelizoi me ato të vendeve të BE apo donatorëve të tjerë, ndërsa u ndal edhe tek ndërtimi i xhamisë së madhe në Tiranë.

“Mendoj që nga njëra anë për ne është e mundimshme ta bësh të qartë sepse ka opinione të ndryshme që vijnë nga jashtë lidhur me mënyrën si t’i qasemi Europës. Për ne Europa nuk është alternativë por vendi që ka të njëjtin vlerë sot kur etërit e parafytyruan. Ndoshta jemi naivë apo si ata që para se të martohen janë entuziastë për të dhe nuk duan të dëgjojnë përvojat alternative të martesave, Ne nuk shohin asnjë aktor apo faktor kundrejt Europës. Për ne kjo është mundësia për ta bërë Shqipëri një vend europian.

Besoj dhe kjo është pikëpamja e përulur e kryeministrit të Shqipërisë së vogël por kam një mendim të fortë se Europa ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkanin ka nevojë për BE. Disa aktorë bëjnë avokatin e të kundërtës. Unë nuk e kam të qartë si mund të vihet në diskutim kjo gjë. Ne rrethomi nga Europa. Të kesh këtë hapësirë fqinjësie të paintegruar dhe ta lësh gri ku të tjerë aktorë mund të hyjnë. Alternativa e integrimit tonë është shumë më e realizueshme se të lësh hapësirë për të tjetër. Turqia është themelore për sigurinë e BE dhe për këtë nuk ka dyshi.

Historia e marrëdhënieve është e ndërlikua por mendoj se Turqia është kyçe për sigurinë e BE. Kur vjen fjala te rajoni më duhet të them që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë. Për ne Turqia është partner strategjik. Marrëdhënia me Erdogan është e shkëlqyer por nuk ka asnjë shenjë se Erdogan dhe Turqia po ushtrojnë në Shqipëri apo në rajon, të ashtuquajturin otamotizim. Zemërohem kur shoh lajme të rreme për xhami që ndërtohen në Shqipëri për të ndërtuar këtë lloj ndikimi.

Jo nuk është e vërtetë. Kur vjen puna te xhamitë jemi mirënjohës për procesin e  restaurimeve të trashëgimisë që kemi qofshin këto xhami a kisha përmes donatorëve të ndryshëm si BE apo Turqia. Gjëja tjetër është xhamia e Tiranës ku kanë kontribuar për komunitetin mysliman pasi kemi një katedrale të madhe katolike dhe ortodokse dhe mungonte një xhami e madhe. Komuniteti mysliman turk kontribuoi. Çështja e demarkimit detar me Greqinë, nuk kemi pasur asnjë shtysë nga Turqia për të bërë diçka në këtë drejtim”, deklaroi Rama