zoom

Politikë

Rama kujton takimin me Papa Franceskun

Teksa sot shënojnë 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, Vatikanit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i bashkohet një ceremonie në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë, bashkë me familjen e tij.

Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga gruaja, Linda Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho, kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë. Ka qenë Kardinali ai që ka nisur fjalën i pari në këtë ceremoni, ndërsa uroi që të gjithë shqiptarët të bekohen nga një rreze nga qielli dhe një varg engjëjsh.

“Në emër të Zotit ju falënderoj që keni ardhur këtu, në këtë ditë të bukur për të shtuar dritët e horizontit shqiptar, në triumfin e lirisë. Në këtë moment uroj që të gjithë që jemi këtu, një rreze nga qelli dhe një varg engjëjve të vijnë për të na bekuar të gjithëve, popullin shqiptar. dhe këtë shqiponjë. të jetë ky urimi për të gjithë njerëzit që të jetojnë në paqe dhe të gëzojnë paqen.”, tha kardinali Ernest Troshani./ Përgatiti: Alesia Doçi – Zoom.al