Ervin Demo do të jetë sërish kandidati i Partisë Socialiste për drejtimin e Beratit dhe për 4 vitet e ardhshme.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së, është konfirmuar besimi i kreut të socialistëve për Demon dhe për një mandat tjetër në krye të Bashkisë.
Po ashtu mësohet se Demo ka marrë afirmimin e Ramës në mbledhjen e djeshme të drejtuesve të qarqeve.
Para se të bëhej kryebashkiak, gjatë viteve 2012-2016 Demo ka qenë Zv. Dekan i Universitetit të Tiranës dhe në periudhën 2017-2018 ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇
Related Posts
None found