zoom

Aktualitet

Rama kërcënon Gjykatën Kushtetuese: Shpresoj të mos lajthisë për vendimin për ndërtimet

Shoqata e Ndërtuesve ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e qeverisë për konfiskimin ose prishjen e shtesave pa leje në ndërtimet me leje.

Sipas ndërtuesve qeveria dhe institucionet në varësi të saj po veprojnë me një vendim që bie në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Ndaj ata kërkojnë nga Gjykata shpalljen e tij antikushtetues.

Kjo ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama, i cili i bindur edhe vetë se ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, i ka përcjellë një mesazh kërcënimi të drejtpërdrejtë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai u thotë atyre që të kenë kujdes dhe të mos lajthisin, ccka përbënë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e kësaj gjykate.

“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!”, thotë Rama në mesazhin drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ky është kërcënimi i dytë që kryeministri i bën drejtësisë në vend, pas atij të një dite më parë drejtuar anëtarëve të KLP-së të cilëve u thoshte të mos dëgjojnë ambasadoren Kim për përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK.