zoom

Aktualitet

Rama jep lajmin: 850 mijë persona të vaksinuar kundër COVID në Shqipëri

Shifra e personave të vaksinuar kundër COVID në vendin tonë ka shkuar në 850 mijë në total. Lajmi është bërë me dije kreu nga kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook. Teksa ka ndarë lajmin e mirë, kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin edhe me një emoji.

Aktualisht në Shqipëri vaksinën anti Covid e kanë marrë moshat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si mjekët, mësuesit, uniformat blu, punonjës të medias, turizmit apo transportit publik.

Në vendin tonë fushata e imunizimit kundër COVID, po vijon prej muajit Janar me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe ato kineze.