zoom

Politikë

Rama: Jam krenar për PS pas vrasjes së ndodhur në Elbasan

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij sot në Tiranë me një mesazh për patronazhistët e PS.

Ai komentoi vrasjen në Elbasan teksa sulmoi opozitën PD-LSI. Rama shtoi se opozita e pranoi pa pikë turpi krimin dhe ekzistencën pranë tyre të grupeve të armatosura.

“Këtu sot dua ta filloj fjalën me patronazhistët e Partisë Socialiste. Me vajzat, djemtë, gratë dhe burrat. Me ata që megjithëse kanë dalë në pension nuk heqin dorë nga kjo punë fisnike brenda familjes tonë. Unë kam qenë gjithmonë krenar për ju. Por pas asaj që ndodhi dje në Elbasan, unë jam më shumë se kurrë krenar për ju. Ata bëjnë çmos t’ju lëndojnë dhe cënojnë. T’ju poshtërojnë dhe dekurajojnë, por ka Zot. Sepse ata që i bënë këto kundër jush dolën zhveshur, pa pasur asnjë pikë turpi. Pasi e gjithë Shqipëria u trondit nga humbja e një jete morën përsipër t’u thonë shqiptarëve se po, ata e kanë një grup të armatosur” – tha Rama.

Deklaratat e Ramës erdhën gjatë mitingut përmbyllës të fushatës elektorale të PS për Tiranën.