zoom

Aktualitet

Rama: Ja kur i rrisim me 40% pagat e mësuesve

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me mësues që kanë dhënë mësimin përmes RTSH Shkollë në periudhën e pandemisë se rritja e pagave me 40% për mësuesit do të bëhet brenda këtij mandati që nis në qershor. Rama e cilësoi mësimin përmes RTSH shkollë një aset për përfituar nga periudha e pandemisë në kushtet e vështira ku u gjetën të dyja palët.

“Keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në një moment kaq të vështirë. Dua të rrëfej që momentin kur sfida me armikun e padukshëm u shfaq përpara nesh, kjo pjesë që lidhej me domosdoshmërinë për të mbyllur menjëherë shkollat lidhej me riskun e mos vazhdimit të mësimit. Sikundër e dëshmuan edhe këtu në këtë video, Ministria e Arsimit u kthye në studioja xhirimi.