zoom

Politikë

Rama ironizon opozitën për humbjen në zgjedhje: Këndoni dokrra! Përgjigjen e morët më 14 Maj

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë ka ironizuar opozitën për humbjet në zgjedhjet e 14 Majit.

Kreu i qeverisë deklaroi se deputetët e opozitës flasin në emër të shqiptarëve duke thënë se këta të fundit braktisën zgjedhjet, por iu duke thënë se “vini këtu e flisni dokrra por përgjigjen spektakolare e morët më 14 maj”.

Rama: “Në emër të shqiptarëve flasin shqiptarët, dhe ata që shqiptarët mandatojnë për të folur. Por kur shqiptarët sapo kanë folur, nuk është bërë akoma java e dytë, dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që nuk duan të dëgjojnë.

Është komike të flitet në emër të shqiptarëve, që braktisën politikën, zgjedhjet, apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Por pasqyra e pjesëmarrjes flet pak në ndryshe, shqiptarë kanë braktisur një pjesë nga ne, jo të gjithëve.

Shqiptarët që jo vetëm nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë. Kjo bëhet më e rëndësishme, duke pasur parasysh që nuk është fenomen i zgjedhjeve vendore.

Përsa na takon ne do të vazhdojmë vetëm përpara dhe sot jam shumë i lehtësuar sepse vijmë për të kaluar një projekt që kemi dashur ta kalojmë vite më parë.

Dhe për të cilin kemi luftuar çdo ditë të këtyre viteve.

Të tjerat janë dokrra hini, dokrra që i kemi dëgjuar që kur kemi filluar punën.

Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare nga shqiptarët se ajo e 14 majit, më shumë se sa fitorja jonë është disfata absolute e politikës që bartet nga gjithë ju që vini këtu dhe këndoni dokrrat tuaja.

Ajo është më absolute, po e morët vesh mirë, herët tjerët do jetë me keq për ju dhe jo për shqiptarët.”