zoom

Politikë

“Rama ik”! “Jo, s’duam”/ Kryeministri përdor fëmijët në fushatë (VIDEO)

Kryeministri Rama i është rikthyer vesit të përdorimit të fëmijëve në fushatë. Ai ishte në Kamzë, ku mblodhi një grup fëmijësh, të cilët i provokoi duke u kërkuar të thërrasin “Rama ik”. Por fëmijët nisën të thërrasin “Luli ik”.
Pamjet e këtij takimi kryeministri i ndau vetë në rrjetet sociale, shoqëruar me një postim.
POSTIMI I KRYEMINISTRIT
“Rama Ik”, “Jo s’duam”??
*Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë…