Aplikacion
Afrim Krasniqi deklaroi se kreu i qeverisë është mjeshtër i denigrimit, duke shtuar se mesazhi i tij ishte kërcënues.
Analisti theksoi se nuk kemi të bëjmë me fushatë elektorale, por me një fushatë mbijetese të Kryeministrit.
“Më përdori emrin 21 herë, edhe duke më denigruar. Është një gjë që Kryeministri e bën, është mjeshtër i denigrimit.
Më shqetëson që Shqipëria ka zyrtarë të papërgjegjshëm dhe nuk ka një zyrtar të përgjegjshëm që ushtron detyrën e Kryeministrit. PS nuk ka asnjë zë të moderuar kurajoz që mbron të drejtat e qytetarëve, gjithë politika është pjesë e pellgut.
Ky është më shumë mesazh kërcënues ndaj qytetarëve se sa ne që jemi deri diku zërat e parë publik, Tregon se si do jetë fushata elektorale, nuk është fushatë për qytetarët, por fushatë mbijetese”, tha analisti në A2 CNN.
View this post on Instagram
Ai e shoqëroi videon e publikuar në rrjetin social duke u shprehur se fjalimi i Kryeministrit ishte i gjatë dhe nervoz.
Krasniqi theksoi se Rama “përmes monologut u orvat gjatë të kundërshtojë argumentet dhe kritikat e mia të një dite më parë, por de facto vetëm sa i rikonfirmoi të gjitha ato”.
“Një reagim modest mbi fjalimin e gjatë e nervoz të KM në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe grupit të shumicës, (hera e fundit e një rasti të njëjtë daton në të njëjtën sallë më 1982), ku Partia merr rolin e gjykatës, prokurorisë dhe avokatit, një praktikë unike në historinë politike të një vendi demokratik. Përmes monologut KM u orvat gjatë të kundërshtojë argumentet dhe kritikat e mia të një dite më parë, por de facto vetëm sa i rikonfirmoi të gjitha ato.
Një politikë që bazohet te njësimi i pushteteve, bindja ndaj kultit të individit, denigrimi i mendimit kritik, shoë dhe propaganda, nuk është as produktive, as qytetare, as në interes të vendit/shtetit dhe shoqërisë. Gjithsesi le të themi se me gjyqin publik nga Partia ne ende jemi më mirë sesa psh, në Serbi ku atje qeveria dergoi policinë speciale kundër një organizatë kritike të financuar nga BE/SHBA”, shkruan ai.