zoom

Aktualitet

Rama i kthehet komentuesit: Aeroportet duan kohën e vet të ndërtohen, së shpejti hapim kantierin në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një qytetar në lidhje me ndërtimin e aeroporteve në Shqipëri.

Teksa i është përgjigjur komentuesit për avionët e rinj të Air Albania, Rama thekson se aeroportet duan kohën e vet që të ndërtohen dhe puna për ndërtimin nuk fillon kur dalin ekskavatorët në TV.

Replikat

Komentuesi: Thash se mos do ishin 3 aeroporte …dhe un qe mendoj keq

Rama: Do jene 4 jo 3, po aeroportet duan kohen e tyre ndertohen dhe puna per ndertimin nuk fillon kur dalin eskavatoret ne tv, po kur realizohen projektet e zbatimit, qe do te thote se i treti, dmth Vlora, eshte ne perfundim te projekt-zbatimit dhe shume shpejt jemi ne kantier!