zoom

Të gjitha

Rama fton Bashën për bashkëpunim: Të bëhemi bashkë për vendin, për të hyrë në histori

Kryeministri Edi Rama teksa ka mbajtur fjalën e tij të fitores para mijërave simpatizantëve të PS në Sheshin Skënderbej i ka bërë sërish thirrje për bashkëqeverisje kryedemokratit Lulzim Basha.

Në fjalën e parë që mbajti pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit, Rama tha se është politika ajo që ka bërë që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njëri-tjetrin, duke i bërë kështu thirrje Bashës që të bashkëpunojë me të.

“Politika ka lindur që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njëri-tjetrin. Politika e ka lindur edhe fashizmin, edhe SHBA edhe BE, dhe Shqipërinë dje. Dhe Kosovën sot. Politika i ka lindur. Politika e ka penguar të ngjitet Shqipërinë dhe vetëm ajo mund ta çojë në majën ku e ka krijuar Zotit të ngjitet. Shqipëria është shumë e vogël për të mos u bërë ajo që meritojnë shqiptarët. Duhet dhe do ta bëjmë ne. Shqiptarët e kësaj dekade. Duhet nisur punën që nesër,”- tha Rama.