zoom

Politikë

Rama flet për sherrin me Ditmir Bushatin: Pse e përjashtova nga listat

Kryeministri Rama nuk e ka mohuar që ka pasur debate me Ditmir Bushatin, pasi e përjashtoi nga listat e kandidatëve të PS për deputetë. Rama tha vendimi nuk ka të bëjë me atë çfarë është përfolur, se Bushati ka qenë kundër shkëmbimit të kufijve Kosovë – Serbi. Por ai e akuzoi Bushatin se nuk ka punuar për partinë socialiste dhe se kishte braktisur bazën. Nuk dihet nëse kjo është arsyeja e vërtetë, por pritet edhe reagimi i Bushatit, për të hedhur dritë mbi shkaqet e përjashtimit të tij.

Më poshtë, rrëfimi i Ramës për marrëdhënien me ish –minsitrin e tij të Jashtëm.

RAMA:

Tani se kush thotë se keni pasur konflitk për kufijtë e Kosoës dhe unë mund t’ju them diçka që i rrëzon të gjitha.

Nëse unë do kisha gjëra të tilla dhe do të kisha funksionuar kështu, unë s’jam kështu, s’kam mbajtur inate, por nëse ke edhe qejfmbetje, kur ti drejton PS nuk mund të jesh njeriu që e ke mendjen se ça tha ky atje apo se ça dëgjova ca ka thënë ky atje. Ka trajner që zihet me një lojëtar që i duhet në fushë dhe nuk e fut? I keni parë ju incidentet që ndodhin në skuadrat e mëdha? E keni parë që një lojëtar që i hedh fanellën trajnerit kur del nga fusha? E çfarë ka bër trajneri, e ka hequr nga skuadra? Jo, e ka futur prapë në fushë. Po ju jap një shembull të thjeshtë dhe ka ndodhur para se të ndodhin këto që thoni ju për të cilat e paskam larguar. Ditmir Bushati ka ardhur te unë dhe më ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE dhe unë i kam thënë po. Dhe ditmir bushati ishte një nga kanditatët. I kemi dhënë të gjithë mbështetjen edhe pse në kushte jo fort të lehta. Deri në fund unë e kam mbështetur Bushatin. Sepse përtej çfarë debati mund të kem unë me Ditmir Bushatin, që është një debat në një nivel konceptual, një sekretar i OSBE nga Shqipëria, shqiptar, do të ishte kryevepër. Unë e kam mbështetur Bushatin dhe Shqipërinë. Tani si mundem unë të jem personi që, meqë tha kështu tha ashtu. Është e vërtetë që Bushati ka qenë ministër i mirë. Sandër Lleshi ka qenë edhe më i  mirë, por nuk është në listë. Nuk do të thotë gjë që të jesh ministër i mirë e duhet të jesh patjetër  në listë. Sandër Lleshi nuk është në listë se nuk ka pasur as  kohën e as mundësinë që të bëjë më shumë se dëtyrën e vet si ministër. Dhe si ministër nuk ka ardhur nga PS, por ka ardur si jnë qytetar që ka besuar tek vizioni programi dhe qëllimet e mia, si një njeri që punoi me mua për një periudhë kohe. Ditmir Bushati ka qenë ministër sepse e ka bërë PS. Dhe detyrat e ministrit të PS janë shumë më tepër sesa të jesh ministër. Shokët e Ditmir Busahtit janë te kufiri atje. Jo se s’kanë bërë punën, por veç punës si ministra apo daljes në tv kanë punuar tokën, kanë mbjellë dhe kanë kultivuar në terren me njerëzit, përditë të korrurat e 25 prillit. Ndërsa Ditmir Bushati, ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës, ka zbritur nga treni. Nuk është shfaqur më në asjnë aktivitet nga ato aktivitete që nuk janë puna juaj, nuk janë televizive , por janë pjesë e pandashme e çdo njeriu që ka një mandat në këtë parti. Është shumë e thjeshtë. S’kam ca të kem unë me Bushatin. Ai ka ca mendime të tjera për të cilat unë s’jam dakord. Ku është problemi këtu? Jeta vazhdon. Unë me të miat ai me të vetat. Edhe shumë nga ato që thotë s’do i thoshte fare. Kështu që kjo s’është personale. Por një gjë ia kam thënë edhe dje. Kush është lart duhet të rrijë poshtë, jo në listë, duhet të rrijë poshtë cdco ditë. Për ët gjitha këtu arsye Ditmir Bushati s’ka pse të jetë në këtë skuadër.