Aplikacion
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka folur për mediat spanjolle duke thënë se Shqipëria do presë 1000 refugjatë afganë
Rama ka theksuar për “El Periodico” se afganët që do të vijnë në vendin tonë do të jenë kryesisht gazetarë, punonjës socialë, mësues dhe bashkëpunëtore të trupave amerikane.
Ndër të tjera në mediat spanjolle theksohet se Shqipëria dhe Kosova, dy vende të vogla në Evropën juglindore, që kanë vendosur që ti bëjnë ballë pritjes së refugjatëve afgane, duke njoftuar se kanë dytësuar kërkesën e qeverisë amerikane për të pranuar një pjesë të të shpërngulurve që po i shpëtojnë kryengritjes talibane .
Një nismë e kritikuar nga disa sektorë të dy vendeve, por që kryeministri shqiptar, Edi Rama , dhe presidentja kosovare, Vjosa Osmani , kanë mbrojtur vendimin e tyre që më pas është ndjekur dhe nga vendet e tjera të Ballkanit.