zoom

Politikë

Rama flet pas fitores: PD të pranojë humbjen

Kryeministri Edi Rama ka folur pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit, të cilat akoma nuk janë certifikuar por rezultati është qartësisht i lexueshëm.

Ai i ka kërkuar PD-së të pranojë humbjen.

Rama:

Është detyra jonë të mos bëhen të ndjehen edhe më keq nga humbja rivalët tanë.

Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Demokratët meritojnë respektin tonë në përpjekjen e tyre për të arritur të paarritshmen për ta. U them sinqerisht, se më shumë se kaq nuk bëni dot. Sepse të mundësh Partinë Socialiste është aq e pamundur sa të mundësh Interin, Milanin apo Barcelonën. Nuk po flas për Juventusin sepse ky nuk ishte viti i juventinëve, por I socialistëve.

Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: Nuk bërë çfarë deshe, por bëre sa munde.