Aplikacion
Rama me eskortën nuk ishin drejtuar për ndonjë takim zyrtar, por për të ngrënë darkë te një restorant peshku i quajtur “Fish City”, në pronësi të Gjergj Lucës, një biznesmen militant i PS-së.
View this post on Instagram
Në video shihet se kjo eskortë e kryeministrit të Shqipërisë përbëhet nga plot 8 makina. Një luks i madh ky në një kohë krize si kjo, ku çmimi i karburanteve është në nivele historike.
Rama është ndër të paktët kryeministra në Europë që udhëton në luks. Këtë javë ai pati një takim domethënës me kryeministrin holandez Mark Rutte. Por ndryshe nga Rama, Rutte lëviz me biçikletë për të shkuar në punë apo nëpër dreka e darka.
Rama është po ashtu ndër të paktët që ka një avion personal, me shpenzime marramendëse që mbahen sekrete. Zoom.al publikoi një ditë më parë përgjigjen refuzuese të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për të bërë publike faturën që duhet të paguajnë shqiptarët për fluturimet luksoze të kryeministrit të tyre. /Zoom.al
“Dëgjo moj dëgjo, ti ke qenë me 5-a” – Sazan Guri përplaset me gjuhëtaren në studio