zoom

Politikë

Rama e futi në listën e PS, Reme Lala jep dorëheqjen nga gara

Edi Rama duket se ka pësuar një tjetër firo në listën e kandidatëve për deputetë. Reme Lala, sipas burimeve të Top-Channel, ka paraqitur dorëheqjen nga lista për zgjedhjet e PS-së.

Ish-deputetja e PDIU-së në Dibër, që pranoi të garonte në siglën e PS  në këto zgjedhje, thuhet se është tërhequr pasi Rama nuk e ka futur në listën e fituesve të sigurtë.

Dorëheqja sipas TCH, është paraqitur paraditen e të premtes.

Reme Lala ishte caktuar të kandidonte për PS në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.