zoom

Aktualitet

Rama e bën sërish! I ankohet BE nga Itali për vaskinat: Na latë të vetëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Konferencën “Europa në një botë që po ndryshon”, të mbajtur në Itali, është ankuar sërish se BE e ka lënë Shqipërinë dhe disa shtete të tjera fqinje të luftonin të vetme me pandeminë, duke iu referuar çështjes së vaksinave.

Ndërkohë Rama tha se e ardhmja e vetme e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe asnjë shtet tjetër nuk mun dtë jetë zëvendësues i BE-së si partner i Shqiëprisë.

“Është e vërtetë që në Shqipëri ka pak rëndësi kush humb apo fiton kur bëhet fjalë për BE-në, sepse opinion publik shqiptar është shumë pro-perëndimor dhe s’ka asnjë dyshim që shtegu europian nuk është një nga zgjedhjet, është zgjedhja e vetme për ne. Është e vërtetë që për disa vende ka edhe aktorë të tjerë me një ndikim mjaft të rëndësishëm, pork jo nuk është e vërtetë për Shqipërinë. Me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie të llojeve të ndryshme, por asnjë nuk është zëvendësuese e BE, si objektivi, destinacioni apo si partneri ynë.

Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave në fillim, dhe kur them ne, jo vetëm Shqipëria. Kjo fqinjësi në mes të Europës e rrethuar nga kufij të BE, ishte e izoluar nga pjesa tjetër përsa i përket kapaciteteve për të përballuar pandemisnë. Ne u munduam vetë dhe na shkoi mirë, pasi arritëm marrëveshje me Pfizer. Ne nuk e morëm Sinovac-un nga Kina, por nga një distributor në Turqi. Marrëdhëniet tona me Kinën janë normale, që do të thotë se s’ka asgjë speciale”, tha Rama.

I pyetur për hapjen e negiociatave me BE-në, Rama u shpreh se çelja e negociatave nuk ëhstë në dorën e Shqiëprisë, pasisado reformat ë bëhen,m sërish duhet të bëhen të gjitha shtete njëzëri për hapin tjetër, dhe kjo është shumë e vështirë.

“Ne duhet të vlerësojmë se kush është burimi më i kualifikuar për të folur objektivisht për reformat tona, ndaj mendoj që askush, askund në Europë nuk është më i mirë sesa Komisioni Europian për të thënë objektivisht mbështetur në fakte dhe mbështetur në monitorim mjaft sistematik të të gjithë procesit për të thënë se ku jemi.

Kemi mësuar në mënyrën më të vështirë se pavarësisht gjithçkaje, ka dy nivele vlerësimi. Njëri është Komisioni që ka një delegacion të tërë në Shqiëpri që ndjek të gjithë ecurinë, dhe më pas kalojmë te niveli që është më politik dhe aty ngecemi. E rëndësishme është të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Na duhet të kemi durim. Ne mund të bëjmë gjithçka është e nevojshme dhe përsëri të mbetemi pezull. T’i bësh të gjithë bashkë të jenë njëzëri për hapin tjetër, është e vështirë”, u shpreh kryeministri.