zoom

Politikë

Rama: Dyfishojmë ndihmën ekonomike, do rrisim pagën minimale

Kryeministri Edi Rama tha se paga minimale nuk do të mbetet kaq sa është teksa shtoi se do të dyfishojnë ndihmën ekonomike dhe pas pandemisë. Ai u ndal edhe te procesi i vaksinimit, i cili tha se është e vetmja rrugë që vendi t’i rikthehet normalitetit.
“Është një stacion e një rruge që vazhdon, nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, qoftë për subjektet që përfitojnë këtë pagë, qoftë për ne që duam ta rrisim përfitimin e tyre, por ama krahasuar me ku ishim jemi ku e ku, në 2013 ishte 22 mijë lekë, ku po të heqësh edhe sigurimet, shifra bëhet e papranueshme. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arrtitur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozcion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posacëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia,. Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dy fish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. kush gjykon mandatin tonë të dytë dhe do të jap një mendim objektiv duhet të mos harrojnë që ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në histori, sepse gjysma e këtij mandati ka qenë në luftë me 2 fatkeqësi të jashtëzakonshme dhe sic po dalim fitimitar nga lufta me tërmetin, duke i shëruar hap pas hapi plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim edhe nga kjo luftë verbale. Jam i vetëdijshëm që ky është moment kyc në këtë luftë dhe lidhet me vaksinimin. Duke parë c’po ndodh në disa vende që për arsye të fuqëisë së tyre, për arsye të pozicionit të favorshëm në raport më furnizimin e vaksinës, si Izraeli e Britania e Madhe që po e shohin me optimizëm fundin e tunelit, për shka se janë vaksinuar më shumë se gjysma e popullsisë, është e qartë që vaksinimi është një armë shumë e fuqishme, për ta kthye rvendin në një vend pa COVID. Është frymëzuese ajo që po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante pasi e parapagoi trefish, vaksinën nga Pfizer dhe Moderna me procesin e shpikjes, pa pritur që të aprovohet dhe të bëhet funksionale. Izraeli bëri një bast shumë të madh, sot disponon gjithcka i duhet për të vaksinuar popullin e vet”, tha Rama.