zoom

Politikë

Rama debat të fortë me Ina Zhupën, ndërpritet mbledhja e komisionit hetimor

Është ndërprerë sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Shkak është bërë një debat i fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes demokrate Ina Zhupa. Gjithçka nisi teksa deputetja demokrate nisi ti bëjë disa pyetje Ramës lidhur me përgjegjësinë e tij në rastin e inceneratorit të Elbasanit, për të cilën gjendet në burg ish-ministri Lefter Koka. Por teksa Zhupa ka nisur të lexojë njoftimin e SPAK për këtë çështje, Rama ka ndërhyrë duke deklaruar duke iu drejtuar deputetes demokrate se nuk kishte turp.

Ai ka vendosur që të mos i përgjigje më pyetjeve të Zhupës, çka solli dhe një tensionim të ndjeshëmt ë situatës. Në këto kushte, kryetarja e komisionit Jorida Tabaku ndërpreu mbledhjen.

 

Zhupa: Lefter Koka është në burg për dëmtim të interesave të shtetit

Rama: Je në shkelje të ligjit

Zhupa: Koka thjesht e ka nisur si projekt, pa miratimin tuaj nuk do vazhdohej. A keni përgjegjësi që keni hedhur firmën?

Rama: Po shkel ligjin se po ngre akuza penale. Më vjen keq e je vajzë e re. Mbylle ikrofonin që të flas

Zhupa: Po patjetër

Rama: SPAK nuk është Vatikani. Kujt ia ngre gishtin ti?

Zhupa: Më kthe përgjigje

Rama:Kishte bërë protestë zonja Topalli më thanë që s’jam zonja Tabaku se po të isha unë kullafera do kishte shkuar 800 milionë. Nuk është në tagrin tuaj që të dënojnë njerëz këtu. Do kishit bërë mirë që të bënit pak më shumë përpjekje të dilnit më të palagur për 430 milionë euro

Zhupa: Po ju keni një ish-ministër në burg

Rama: Kaq kisha!

Zhupa: A keni marrë dijeni se ccfarë po bëhet me koncensionet pasi Koka u arrestua?

Rama: Ju nuk keni asnjë lidhje me turpin.

Tabaku: Nuk më duket normale kjo gjuhë. Të lutem

Rama: Mos mu lut fare. Më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone të ccohet e të bëjë një recitim sikur është në një botë tjetër. Mendoj se do bëni karrierë në aty parti në shembullin e atij kryetarit vulëhumbur. Këtë karrierë do ta bësh sa të kesh atë kryetar

Tabaku: Është turp

Rama : A jeni në vete ju? Si i thoni me gisht ju jeni organizatë kriminale. Në hënë ishe deri tani? (Perqesh deputeten Zhupa). Me kë je këtu ti?

Tabaku: I kërkoj teknikës të mbyllë mikrofonin

Zhupa: Unë bëra pyetet e mia. Ky është realiteti. këtu po flasim për miliona euro dhe ju mund të thoni fare mirë…
Rama: Ajo nuk mbaron dhe punon me bateri
Zhupa: Ju mund të thoni se: Unë i besoj SPAK
Rama: Shife ajo punon me bateri, fiks për Lulin. Nga anët tuaja thonë; amanet mushkat!
Zhupa: Si nuk më dhatë përgjigje?!
Rama: Ti e bëre detyrën!