zoom

Aktualitet

Rama: Brenda majit gjysmë milioni shqiptarë do të jenë të vaksinuar

Kryeministri Rama deklaron se brenda muajit maj, gjysmë milioni shqiptarë do të jenë të vaksinuar. Deklaratën ai e bëri nga sheshi Skënderbej ku ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë mbi 70 vjeç.

“Brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme. Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhet zinxhirit të infektimeve.

Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jenë vaksinuar të gjithë. Por ministrja s’më lë ta them, por unë mendoj se do të vaksinohen më parë. Do të ketë vaksinime në katër turne, dhe njerëzit janë të lirë të zgjedhin nëse do të vaksinohen. Për ata që vijnë në Shqipëri nuk do u kërkohet që të kenë bërë vaksinën”, u shpreh kryeministri.