zoom

Politikë

Rama: 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh

Kryeministri Edi Rama ka premtuar tre herë më shumë punë, pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit që u dha socialistëve mandatin e tretë qeverisës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga shtëpitë që po rindërtohen në Fushë-Krujë, ndërsa thekson se do të punojnë tre herë më shumë për t’ju rikthyer sadopak borxhin shqiptarëve, siç thotë ai.

“Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit?❤️“, shkruan Rama.