zoom

Politikë

Ralf Gjoni nuk do të kandidojë për deputet: Ky sistem do të vjedhë sërish votën

Deputeti Ralf Gjoni deklaroi nga Kuvendi se nuk do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ja Myslym, përsëri me renditje jemi. Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditjeje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhë sërish votën. Votën e diasporës e tallën dhe e pështynë”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni u bëri një thirrje të pazakonte qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vendosin një kryq në fletën e votimit, për të abstenuar.