E martë, 21 Mars, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home In Zoom

Raiffeisen Bank u dha kredi bosëve të inceneratorëve që janë në kërkim? Banka hesht: Është sekret!

17/03/2023
in In Zoom, Slider
0
Raiffeisen Bank u dha kredi bosëve të inceneratorëve që janë në kërkim? Banka hesht: Është sekret!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në nëntor të vitit 2021 disa banka të nivelit të dytë refuzuan kërkesat e Komisionit të Posaçëm Hetimor për t’i vënë parlamentit në dispozicion llogaritë bankare dhe marrëveshjet e kredive që ato kishin me kompanitë e inceneratorëve dhe bosët e tyre, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.

BKT (Banka Kombëtare Tregtare) dhe Raiffeisen Bank nuk pranuan të japin të dhënat e kërkuara për zëvendëskryeministrin e kohës, Arben Ahmetaj, ish –ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ish –Ministrin Lefter Koka, Alqi dhe Edmond Bllakon dhe pronarët e kompanive të inceneratorëve.

Zoom.al ka mësuar se disa banka të nivelit të dytë u kanë dhënë kredi këtyre kompanive duke pranuar si kolateral impiantet, të cilat, në bazë të kontratës, do të kalonin si pasuri shtetërore në përfundim të shfrytëzimit nga koncesionari.

Redaksia jonë iu drejtua me disa pyetje për këtë çështje një prej bankave që përflitet se u ka dhënë miliona euro kredi atyre, në kohën kur ndaj “Integrated Technology Service”, “Integratet Technology Waste Treatement Fier” dhe “Albtek Energy” SPAK kishte nisur hetimet për abuzim me fondet publike dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Ashtu si me Komisionin Hetimor Parlamentar, Raiffeisen Bank refuzoi edhe kërkesën e Zoom.al për bërë transparencën nëse ka dhënë kredi për kompani private që kanë lënë kolateral asete shtetërore, çfarë kanë vendosur si kolateral dhe nëse i kanë paguar rregullisht këstet e kredive.

Çështja konsiderohet si me interes të lartë publik, pasi në rast të mosshlyerjes së kredisë, bankat do t’i sekuestronin këto pasuri shtetërore, të ngritura me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Raiffeisen Bank nuk e mohoi në asnjë rast që të ketë dhënë kredi për kompanitë e inceneratorëve, por shpjegoi se të dhënat përbënin sekret bankar dhe nuk mund t’i bënte ato publike.

“Informacioni i kërkuar nga ana juaj në lidhje me të dhënat financiare të klientëve të saj, kontratat që kanë lidhur me bankën, pagesat e kryera etj. përbën sekret bankar dhe për këtë arsye banka nuk mund ta trajtojë informacionin pa pëlqimin e klientit” -thuhet në përgjigjen e Raiffeisen Bank për Zoom.al.

Klienti i Raiffeisen Bank në këtë rast është në kërkim ndërkombëtar dhe rënia dakord për të bërë publike një çështje me interes publik duket e pamundur.

Në janar të këtij viti, një tjetër bankë e nivelit të dytë bllokoi llogaritë e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Llogaritë e “Integratet Technology Waste Treatement Fier” u bllokuan për shkak të një overdrafti, ndërsa kontrata e inceneratorit të Elbasanit ishte lënë peng nga “Albtek Energy” për 4.7 milionë dollarë.

Pronarëve të inceneratorëve nuk u kanë mjaftuar 60 milionë eurot që ka paguar deri tani buxheti i shtetit për dy inceneratorët po kanë përdorur edhe kontratat koncesionare për të marrë kredi.

Ajo që mbetet për t’u sqaruar është se si këto banka u kanë dhënë kredi këtyre kompanive në një kohë që ato ishin nën hetim dhe si e ka lejuar shteti që kompanitë të lënë peng në banka asetet që janë pasuri shtetërore. /Zoom.al

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: BKTinceneratoretKlodian Zotokoncesionetkredimirel mertiriraiffeisen bankStela Gugallja

Related Posts

  • Aksionet e Raiffeisen Bank International në pikiatë, pasi SHBA nisi kontrollin e biznesit në Rusi
  • Aksionet e Raiffeisen Bank bien me 42% në bursë
  • DENONCIMI/ Raiffeisen Bank, Intesa Sanpaolo dhe OTP Bank po financojnë krimet e Rusisë në Ukrainë
  • Raiffeisen Bank, loja “ngriva-shkriva” dhe pa-rëndësia në ekonomi
  • Skandali me plehrat/ Veliaj vijon të paguajë të kërkuarit nga drejtësia për punë të pakryera
ShareTweetSend

Të lidhura

Skandali me plehrat/ Veliaj vijon të paguajë të kërkuarit nga drejtësia për punë të pakryera
In Zoom

Skandali me plehrat/ Veliaj vijon të paguajë të kërkuarit nga drejtësia për punë të pakryera

18/03/2023
Berisha në Vlorë: Rama qeveris për të vjedhur, 450 mln euro për inceneratorë joekzistentë
Politikë

Berisha në Vlorë: Rama qeveris për të vjedhur, 450 mln euro për inceneratorë joekzistentë

17/03/2023
Nga Gjithçka e Ulët në Gjithçka e Lartë
Ide

Nga Gjithçka e Ulët në Gjithçka e Lartë

17/03/2023
Këlliçi publikon dokumentat: Ja televizioni që ka kërkuar para nga Klodian Zoto gjatë fushatës
Politikë

Këlliçi publikon dokumentat: Ja televizioni që ka kërkuar para nga Klodian Zoto gjatë fushatës

16/03/2023
Banka Kombëtare Tregtare pranon blerjen e bondeve ruse të konsideruara me risk të lartë
Ekonomi

Banka Kombëtare Tregtare pranon blerjen e bondeve ruse të konsideruara me risk të lartë

15/03/2023
Hetimet për inceneratorët/ Manjani: SPAK po akuzon pa ligj e fakte, janë kryer arrestime absurde
Aktualitet

Hetimet për inceneratorët/ Manjani: SPAK po akuzon pa ligj e fakte, janë kryer arrestime absurde

09/03/2023
Lajm i rradhës
Sylvinho, çfarë duhet të dini për trajnerin e ri të Shqipërisë! Opinion nga Drilon Xhepollari

Surpriza dhe risi në listën e trajnerit Sylvinho për kualifikuesen me Poloninë






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Vrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë, kush është bashkëkombasi i arrestuar me dy emra

21/03/2023
Lifestyle

Mes lotësh, Dea Mishel kërkon ndjesë për batutën e saj me fëmijët jetimë

21/03/2023
Aktualitet

Mos harroni çadrën, e gjithë dita do jetë me reshje shiu

21/03/2023
Aktualitet

1 i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë

21/03/2023
Aktualitet

“Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”, horoskopi për ditën e sotme

21/03/2023
Sport

VIDEO | Roshi protagonist në fitoren e Sakaryaspor, gol dhe asist

21/03/2023
Aktualitet

Eksperti: Shqiptarët dërgojnë deri në 3 mld paund drogë në vit në Angli

20/03/2023
Bota

SHBA “kushte” Kurtit: Të punojë me ne për Asosacionin

20/03/2023
Lifestyle

“Big Brother VIP Shkodra”, humoristët shkodranë sjellin reality-n në teatrin Migjeni

20/03/2023
Bota

Macron i mbijeton mocioneve të mosbesimit. Deputetët: Na prit në sheshe

20/03/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In