zoom

Slider

Rafael Leao ka vetëm një kusht për të zgjatur kontratën me “Djallin”, Milan mediton…

Rafael Leao ka kërkuar një rritje të madhe të pagës për rinovimin e kontratës me Milanin. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi portugez ka kërkuar një pagë vjetore prej 7.5 milionë eurosh, si dhe një bonus nënshkrimi prej 2 milionë eurosh.

Kushtet e kërkuara do të shihnin një rritje të fitimeve vjetore prej mbi 5 milionë euro, pasi aktualisht Leao fiton afërsisht 1.8 milionë euro.

Media italian gjithashtu raporton se drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara, kanë zhvilluar bisedimet e fundit me lojtarin dhe familjen e tij, megjithëse nuk kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentin.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me kampionët në fuqi të Italisë skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Bisedimet për rinovim të kontratës mes palëve nisën në fillimit të vitit. Një pengesë e mundshme në negociata është ulja e kërkuar e klauzolës së lirimit të Leaos, e cila aktualisht është 150 milionë euro, aktive për disa javë në verë.

Më herët është raportuar se përfaqësuesit e yllit portugez kanë kërkuar që kjo shifër të ulet në 80 milionë euro, gjë që do ta bënte largimin e nga “San Siro” shumë më të mundur.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet që thuhet vazhdimisht se janë të interesuara për Rafael Leaon. /zoom.al/