Aplikacion
I riu anëtar i ekuipazhit të një anije në Porto Romano është rrëzuar nga shkallët e mjetit lundrues dhe ka humbur jetën.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.