zoom

Politikë

Qytetari thërret nga ballkoni “Rama ik”, reagimi i kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale është vendosur sot në Peshkopi, ku nuk ka treguar edhe programin për ta bërë Shqipërinë kampione të Ballkanit.

Gjatë shpjegimit të programit, një qytetar thërriti Rama ik, ndërsa kryeministri nuk ia ka përtuar një përgjigje. Rama ironizon duke thënë se me mandatin e tretë për PS-në do të përfitojnë edhe ata që thonë Rama rri edhe Rama ik.

Rama: Ja doli njëri aty, Rama ik thotë ku të iki mo ku të iki. I erdhi mesazhi nga pllaka e gramafonit. Ku të shkoj mo o zot. E kanë fakt, ik se na plase se nuk të mundim dot. Po nuk ka rëndësi ta mbolla mu në tunel. Më doli një demokrat aty më atë maskën dhe atë shprehjen dhe më tha a të bëjmë një selfie. Po dakord i thash. Kush fiton tha, i thash do fitojë populli shqiptar dhe më pas do ju nxjerrim edhe ju nga tuneli.

Rastësi, rastësi po ishte tuneli numër tre. Me mandatin numër tre këto që po flasim janë edhe për ata që thonë Rama rri dhe për ata që thonë Rama ik. Se edhe ata që thonë Rama ik, kur të ikin në Tiranë do t’i bien nga Rruga e Arbrit jo nga rruga e Lulit.