zoom

Aktualitet

Qytetari merr flakë, Bardhi nxjerr pamjet ku polici shtyn molotovët drejt turmës së protestuesve

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka publikuar pamjet e momentit kur një efektiv policie ka shtyrë molotov në drejtim të protestuesve.

Në momentin që molotovi shpërtheu një qytetar mori flakë, por arriti të shuajë shumë shpejt zjarrin në trup me duar.

Ai shprehet se Ministri i Brendshëm sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.

Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë.

E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel”, shkruan Bardhi.