zoom

Politikë

Qytetari i del para Bashës: Jam kushëriri i Edi Ramës, ai më vodhi pronat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Vlorë, ku është duke zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset. Gjatë ecjes, Basha u përball me irritimin e një qytetari, i cili iu prezantua si kushëri i Edi Ramës.

Banori nga Palasa me tone të ashpra tha se kryeministri i ka prishur pronën, ndonëse e kishte me hipotekë.

“Unë jam kushëriri i Edi Ramës. Më hajduti më mori pronat, më hoqi nga puna. Ua dha oligarkëve. Unë jam nga Palasa. Të parit ma prishi mua. Më solli forcat. Prona ime me hipotekë ma prishi dhe ua dha oligarkëve të tij. Asnjë nga fisi nuk e voton më. Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira. Gjyshërit janë kushërinj të parë. Mua të parin në Shqipëri më erdhi dhe ma prishi. Unë as ka vjedhur, as jam marrë me drogë’, tha Paskali Nesturi.

Basha iu përgjigj duke i thënë:

“Familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju. Më 25 prill si familje e përbashkët do e largojmë”.