zoom

Politikë

“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim”! Albin Kurti, mesazh nga Tirana

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dha mesazhin e tij nga Tirana, se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë nevojë për ndryshim. Teksa u prezantuan kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit, Kurti vlerësoi kontributin e Boiken Abazit.

“Ju falënderoj që i jepni përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë. E falënderoj qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë dhe Boiken Abazin. Këtë pranverë mbushen 15 vite që njihem me Boikein, ai është një aktivist i pa thyeshëm dhe njeri i pa korruptueshëm. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime dhe ata të Kosovës. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht dhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata. Hallet e tyre të veçanta janë më ta mëdha. Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër me Shqipërinë. Do të nis takime. Do të takojë edhe këtu zyrtarë shtetëror. Jam për 3 ditë, pasi do të prezantoj 3 kandidatë. Gjykata Speciale në Hagë merret vetëm me luftëtarët në UÇK. Ne do të kemi gjykata brenda Kosovës. Me procesin e vettingut, me departamentin e gjykatave të reja në fushën e punës, do të zvogëlojmë atë gjysmë mln lëndë që është në pallatin e drejtësisë. Do të sjellim drejtësi për qytetarët. Do të trajtojmë të gjitha pretendimet. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, të pastër. Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK-së ne do të kemi një sistem ë ri që do t’i trajtojë me prioritet ato raste. Ne jemi bashkë me luftëtarët e UÇK-së, ata janë me popullin e Kosovës. Prej 20 mijë të veteranëve, janë klasë e mesme, pasi një pjesë e tyre vazhdojmë të ngelen të varfër”, tha Kurti.