zoom

Bota

Qiell surreal! Pamje “jashtëtokësore” nga Mbretëria e Bashkuar

Pamje në dukje tërësisht jashtëtokësore janë ato të Mbretërisë së Bashkuar ku një qiell i përflakur pushtoi mbarë vendin, teksa parashikohet që rrugët dhe gjithçka tjetër të mbulohen shumë shpejt nga dëbora.

Pas një ngrohjeje të motit me temperatura që shënojnë deri në 18 gradë Celsius, specialistët e motit thonë se një “bombë dëbore” do të shpërthejë mbi qiellin e Britanisë muajin e ardhshëm. Shumë besojnë se retë e kuqe nënkuptojnë begati; ditë më të mira do të vijnë në vazhdim.  Një avion duke fluturuar apo silueta e dikujt, fotografitë janë fantastike!

Ndërkohë mjekët shprehen se retë në fjalë, të shkaktuara nga ndotja e ajrit mund të përbëjnë rrezik për personat që vuajnë nga astma. Kushtet e motit, të tilla si pluhuri, ndotja e ajrit apo stuhitë ndikojnë drejtpërsëdrejti në gjendjen e lartpërmendur shëndetësore.  Njerëzit me probleme të frymëmarrjes këshillohen të qëndrojnë brenda shtëpisë dhe të jenë të vetëdijshëm se reja e pluhurit mund t’i përkeqësojë simptomat e tyre, duke përfshirë gulçim dhe dhembje.

Por duket se qielli i kuq nuk do të zgjasë shumë gjatë (në fakt aspak), pasi Birmingham-i, pjesë të West Midlands-it dhe Wales-it, Gloucestershire-it, zona të Somerset-it, Bristol-it e Dorset-it do të zbardhen duke nisur nga 9 marsi.