Aplikacion
Në ndryshimet e fundit të buxhetit për 2024-n, theksohet se me kërkesë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ky projekt do të bëhet me burime të brendshme financimi, 9.8 mld lekë këtë vit dhe rreth 15 mld lekë për dy vitet e ardhshme.
Sipas argumentit të qeverisë, riklasifikimi si një projekt me financim nga buxheti siguron procedura më të shpejta.
Fillimisht, qeveria pati deklaruar se ky port do të financohej nga jashtë dhe nga të ardhurat e Autoritetit Portual të Durrësit, por më vonë u konfirmua se do të paguhej nga arka e shtetit. Sipas projektit, zhvendosja në Porto Romano do të kushtojë 390 mln euro.
Porti i ri në Porto Romano do të ndërtohet pasi Kuvendi miratoi zëvendësimin e portit aktual brenda qytetit me një marinë luksoze. Sipas projektit, të gjitha shërbimet portuale nga mallrat tek pasagjerët do të zhvendosen në Porto Romano.
Me një marrëveshje 2 mld euroshe, qeveria Rama i fali biznesmenit arab, Mohammed Alabbar, 80 hektarë tokë publike në brigjet e Adriatikut, për të ndërtuar një marinë jahtesh dhe resorte luksoze. Opozita dhe ekspertë të pavarur kanë kundërshtuar fort projektin duke e cilësuar si një aferë më të madhe korruptive se ajo e inceneratorëve. Edhe BE ka shprehur rezervat e veta për këtë projekt. Sipas përllogaritjeve, ndonëse shteti shqiptar është aksioner në 33% të projektit, ka më shumë humbje se sa përfitime.
Publikimi i disa dokumentave nga qendra e biznesit në Emirate, ku Alabbar operon, tregoi se qeveria në fakt kishte nënshkruar një marrëveshje me disa kompani guackë, pa aktivitet dhe pa kapital. /Zoom.al
WSJ: Ndonëse një vend me korrupsion dhe pastrim parash, Kushner zgjedh të investojë në Shqipëri