E hënë, 15 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Ekonomi

Qeveria do të tatojë kriptomonedhat edhe pse ende nuk ka dhënë asnjë licencë për to

24/06/2022
in Ekonomi, Slider
0
Qeveria do të tatojë kriptomonedhat edhe pse ende nuk ka dhënë asnjë licencë për to
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria synon që të përfshijë në skemën e tatimit të ardhurat e siguruara nga kriptovalutat, duke filluar prej muajit janar të vitit të ardhshëm.

Ndryshimet e propozuara në ligjin për tatimin e të ardhurave shtohet termi “mjet virtual”. Sipas përcaktimit në këtë projektligj, “mjeti virtual” nënkupton një pasqyrim digjital të një vlere që mund të depozitohet, të tregtohet, apo të transferohet në formë digjitale, si dhe që mund të përdoret për qëllime pagesash, ose investimesh, apo si mjet shkëmbimi, duke përfshirë, por pa u kufizuar te kriptomonedhat.

Në këtë përkufizim nuk përfshihen pasqyrimet digjitale të monedhave të njohura zyrtarisht si të nxjerra, ose të garantuara nga bankat qendrore, ose një autoritet publik, të letrave me vlerë dhe mjeteve të tjera financiare që janë parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Ndryshimet në ligjin e tatimit të të ardhurave synojnë që të reflektojnë ligjin e miratuar në 2020 nga Kuvendi për licencimin e kriptovalutave dhe aktivitetit të prodhimit të tyre.

Por, megjithëse ligji ka hyrë në fuqi dhe bashkë me të edhe rregulloret përkatëse, deri më tani nuk ka asnjë subjekt të licencuar për ushtrimin e këtij aktiviteti, që do të thotë se nëse ligji për tatimin e të ardhurave i propozuar në këtë formë do të hynte në fuqi, ai s’ka çfarë të tatojë, pasi s’ka subjekte.

Këtë fakt e pranoi edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare gjatë raportimit vjetor në Kuvend në fillim të muajit maj. Gjatë raportimit të kreut të AMF-së para Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist, Erion Braçe ngriti shqetësimin se tregu i zi i kriptomonedhave po lulëzon me para kriminale.

“Nuk është marrë asnjë licencë, ndërkohë që tregu i zi në asetet virtuale po lulëzon. Në këtë fushë ka marrë përmasa, është bërë i madh dhe i prin paraja e krimit të organizuar, korrupsioni vjen më poshtë”, deklaroi Braçe.

Nëse nuk ndërhyhet, sipas Braçes, vendi rrezikon që të përsërisë një krizë të ngjashme financiare si ajo e piramidave në mes të viteve ’90.

“Në atë kohë një copë letër kishte nga Banka e Shqipërisë, që thoshte se tregu ishte i palicencuar, ndërkohë që bankat kishin hyrë me kohë në tregun e palicencuar të fajdeve në 1995-1996. Duhet të jemi shumë aktivë në pjesën e licencimit se prandaj është bërë ligji. Duhet të jeni agresiv në këtë pjesë për të ftuar ata që janë avantgardë në këtë aktivitet. Agresivë edhe në pjesën e denoncimit”, deklaroi Braçe.

 

Tags: aMFBitcoinErion BracekriptomonedhalicenceProjektligjqeveria

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun
Aktualitet

Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun

14/08/2022
VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!
Politikë

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!

14/08/2022
“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë
Aktualitet

“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë

14/08/2022
Emrat/“Trafikantët do na vrisnin”, rrefehen dy të rinjtë shqiptarë që u kapën në shtëpinë e barit
Aktualitet

Emrat/“Trafikantët do na vrisnin”, rrefehen dy të rinjtë shqiptarë që u kapën në shtëpinë e barit

14/08/2022
Aksidentohet gjatë pushimeve turistja australiane në Himarë, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksidentohet gjatë pushimeve turistja australiane në Himarë, dërgohet me urgjencë në spital

14/08/2022
Spektakël dhe tension në derbin e Londrës, Broja e nis nga stoli | VIDEO
Slider

Spektakël dhe tension në derbin e Londrës, Broja e nis nga stoli | VIDEO

14/08/2022
Lajm i rradhës
E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, notarja përjashtohet nga Kampionati Botëror

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, notarja përjashtohet nga Kampionati Botëror






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun

14/08/2022
Showbizz

Stresi gati për t’i vënë ‘flakën’ konceritit ‘Alpha Show’/ Publikon foton krahë vajzës misterioze

14/08/2022
Aktualitet

Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë!

14/08/2022
Aktualitet

Përleshje masive me thika mes kushërinjsh në Kosovë, 5 persona në spital

14/08/2022
Politikë

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!

14/08/2022
Showbizz

Pak para performancës në koncert, Noizy bën deklaratën: Jam shumë nervoz

14/08/2022
Sport

Tuchel sulmon Conten pas sherrit: Kur shtrëngon duart, duhet të shikosh në sy

14/08/2022
Aktualitet

“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë

14/08/2022
Bota

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete nis romancën me biznesmenen 81-vjeçare?

14/08/2022
Bota

Aeroplani rrëzohet përpara restorantit plot me njerëz, ndërrojnë jetë personat në bord

14/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In