zoom

Blog

Qenka “tip” ky Beleri!

Qenka “tip” ky Beleri! Intervista shpresedhenese e Belerit dhe Princi Goro si Mortal Kombat ne Himare!

Nqse nuk e keni pare intervisten e Fredi Belerit tek te Paekspozuarit, ju sugjeroj ta shihni! Do mesoni shume per realitetin e Himares dhe Shqiperise! Une ate personalisht nuk e njoh, por impresionin per imazhin e tij nga intervista e djeshme e kam si me poshte.

U çudita ne fakt kur e pash Belerin te ftuar tek Ylli Rakipi ne primetime. I ka bere njeri ndonje nder te pamerituar mendova ne fillim. E filloi keq, shume keq madje perballjen me te ftuarit. Ndoshta u ndie i intimiduar nga qasja agresive dhe hostile e Rakipit, ne veçanti per greqizmin, perzier me ironine pa klas te Vangjelit qe ishte komplet jashte loje dje. Duhet te ishte me I pergatitur per disa pyetje personale te vjetra ne permbajtje dhe ne vlere. Ndoshta e kishte menduar se ne Tirane do dinin te dilnin nga lluca e politikes lokale. Por pas nxemjes 30 minuteshe me goditje poshte brezit, doli ne pah nje nga personazhet me karizmatik qe kam pare ne shume kohe, nje politikan ekspert i real-politikes qe perdor vetem thjeshtesine e faktit si argument. Ne asnje moment gjate kohes televizive nuk perdori demagogji, apo retorike partizane, por I qendroi linjes se real-politikes deri ne fund. Personazhe tradicionale te tille jane ne zhdukje sot, kur edhe qeni I shtepise te ben politike.

Foli per pronat e stergjysherve qe ende jane te pa hipotekuara. Po, madje denoi edhe faktin qe PD-ja e Berishes, si e djathte konservatore duhet t’i kishte hipotekuar pronat ne kohen e vet. Aq skandaloze ishin faktet qe permendte sa qe dukeshin si batuta. A e dini ju se çmimi reference i tokes truall i percaktuar nga shteti ne Himare eshte me pak se gjysma e çmimit ne Librazhd? Kjo ka sens vetem ne nje vend absurd si i joni, me nje ligj antikushtetues per investime te plaçkitjes strategjike, ku shteti ben propagande neokomuniste. Pushteti ka filluar u thote pronareve “Shite sa me shpejt se do ta marrin!”. Ky ne fakt eshte perkufizimi i shpernguljes me dhune. Shteti ta merr pronen dhe ne menyre indirekte nepermjet investitoreve strategjike ja jep pushtetit.

Rakipi ne nje moment te dobet tha se ai eshte kundra qe dikush qe s’ka “breke fare” nuk e zhvillon pronen po as nuk e shet. Fatkeqesi e madhe ta degjosh kete argument ne televizion kombetar. Njeriu I lire ben cfare te doje me pronen e vet o Zoteri! Kapitalizmin nuk e shpikim ne tha Beleri, jepi lejen qytetarit ne rradhe te pare qe ta vleresoje token sa do ai dhe jo sa do partia. Ne fund te fundit, kur as shtepine nuk ta njeh shteti, si mund ta quash ate shtet tendin.

Ka shume pak ose aspak leje te miratuara per vendasit. Batuta e Belerit se duhet te fitosh llotarine dy here, nje here te marresh lejen dhe nje here te zbardhet leja, kaloi pa u kuptuar ne studio. Por reflektoi tek te gjithe ne qe jemi viktima te kesaj procedure korruptive.

Pervec pronave, Beleri foli edhe per taksat, per pensionet, per administrate pa statusin e punonjesit civil, per mungesen e infermiereve edhe per shume te tjera, por edhe per bemat e Princit Goro.

Bashkia Himare nuk eshte vetem Livadhi (qendra e qytetit), por edhe fshatrat e tjere gjate vijes bregdetare e me lart, qe sot jane te braktisur dhe pa infrastrukture jetike si uji I pijshem. Nje nder to eshte edhe Vranishti i gjyshit tim. Nje pensionisti nga Vranishti mund t’i duhet te harxhoje gati 20% te pensionit per taksi qe te shkoje te marr pensionin ne Bashkine e Himares. Tmerr!

Princi Goro, qe ka 12 vite ne pushtet por qe do te jete i perjetshem, ashtu si Goro i Mortal Kombat, ka fut duart e tij te shumta neper xhepat dhe pronat e qytetareve. Ca duar jane oligarkeve, ca te qeverise, ca te familjareve e ca personale te tijat qe po shkaterrojne cdo shprese. Nga mengjesi deri ne darke, Goro vetem thote “Faleminderit xhaxhi Rama! Faleminderit Partia Socialiste!”, duke shpresuar se llapizmi do funksionoje perseri.

Princi Goro e ka lene komunitetin e Himares pa qender kulturore dhe pa biblioteke. Por ndoshta ai nuk e di shprehjen se nje komunitet, aq me shume nje pakice kombetare, qe nuk eshte i afte te ndertoje nje qender kulturore, as qe e meriton te ekzistoje, se s’ka çfare trashegon.

Beleri per zgjedhjet tha dhe diçka tragjiko-komike. Ne gjithe boten politikanet mundohen te mbledhin vota, kurse ne Shqiperi halli I madh eshte si do ti numerojne.

Ne fund te intervistes i thash vetes, “ky eshte tip” dhe permes profilit unik te tij e ka fituar vendin ne primetime. Plotesisht I merituar!

PS: Ne nje moment, u merzit Lorenci pse tha Beleri ne menyre metaforike qe lejet po I marrin “ata qe s’dine as not”. Une si sarandiot e kuptoj shume mire batuten, por I kerkoj falje Lorencit dhe gjithe atyre qe “s’dine not” 😂 . Pertej batutes, paragjykimi nga perkatesia krahinore dhe etnike duhet te jene te tejkaluara tashme ne Shqiperi.

Per patonazhistet kam vetem nje fjale: Doublethink!

Shkruar nga Sofokli Cakalli, marrë prej Facebook-ut të autorit