Aplikacion
Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç ka thënë se me Macron ka pasur një takim më tepër se tre orë.
“Mbrëmë kam pasur një bisedë me presidentin Macron, kemi ngrënë darkë dhe më pas kemi qenë vetëm deri në orën 23:15. Jam shumë i lumtur për rezultatet e atyre bisedimeve, sepse mundëm të diskutonim të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe të arrijmë disa marrëveshje konkrete”, citohet të ketë thënë Vuçiç.
Por, ai ka theksuar se më shumë se dy orë kanë biseduar vetëm për Kosovën, por përveç kësaj kanë biseduar edhe për Srebrenicën dhe Ukrainën.
Në këtë drejtim, Vuçiç pretendon se beson se kanë arritur të shpjegojnë qëndrimin e Serbisë. “Kemi pasur një bisedë edhe për Kosovën, nuk ka qenë një bisedë e thjeshtë, por i jam mirënjohës Macronit që na dëgjoi dhe mendoj se e kupton se për çfarë ramë dakord”, tha Vuçiç.
Veç këtyre, presidenti i Serbisë ka paralajmëruar vizitën e presidentit të Francës në Serbi. “Pres vizitën e presidentit Macron në Serbi së shpejti, në muajt e ardhshëm”, tha ai. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet