zoom

Aktualitet

Qëlluan në ajër për të festuar ditëlindjen e shefes! Pezullohen nga puna 4 punonjës të policisë së Lezhës

4 efektivë të policë së Lezhës zgjodhën mënyrën e gabuar për të festuar ditëlindjen e shefes së tyre duke zbrasur pistoletat në ajër mbrëmjen e djeshme.
Pasi videoja nga “festa” e tyre u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, drejtoria vendore e policisë Lezhë vendosi pezullimin e 4 efektivëve që shfaqen në video.

Ata kanë qëlluar me armët e shërbimeve në ajër dhe në kundërshtim me ligjin. Ndaj tyre ka nisur hetim disiplinor dhe penal.