zoom

Aktualitet

“Qëllonte këdo që i dilte para”/ Sulmi në xhami, 34-vjeçari dyshohet me probleme të shëndetit mendor

Dyshohet se 34-vjeçari Rudolf Nikolli, agresori i sulmit me thikë të disa çasteve më parë në një xhami në Tiranë vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky është konkluzioni paraprak, referuar sjelljes së tij në polici.

34-vjeçari ka dhënë vetëm gjeneralitetet dhe më pas komunikimi ka qenë kaotik. Ndërkaq sa i përket sulmit, mësohet se Nikolli ka qëlluar këdo që i dilte para dhe tentonte ta ndalonte.

Personi në fjalë do t’i nënshtrohet dhe një kontrolli psikologjik nëse ka probleme të shëndetit mendor apo është akt i paramenduar.