zoom

Aktualitet

Qëlloi me plumb në ballë Arjan Gosën për hakmarrje, lihet në burg 31-vjeçari Habib Rexha

Vrau në sy të të atit Arjan Gosën, gjykata jep masën e sigurisë për 31-vjeçarin Habib Rexha

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Habib Rexhën që vrau Arjan Gosën pasditen e 21 majit.

Ai akuzohet për vrasje për motive gjakmarrje. Ndërsa për shokun e tij, Ervis Kurtin, i cili e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, u dha masa “arrest shtëpie”.

Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Kavajës pasditen e 21 majit.

Viktima po pinte kafe në lokal me babain e tij kur autori u afrua dhe e qëlloi me plumb në ballë.

Habib Rexha u arratis pak krimit dhe u vetëdorëzua 2 ditë më pas.