zoom

Aktualitet

Qëlloi bashkëshorten me kallash sapo dolën nga seanca gjyqësore, plagosen dhe dy persona të tjerë

Një grua 54 vjeçe, e identifikuara si Liljana Buzo ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Elbasan, si pasojë e goditjes me armë zjarri. Mësohet se ajo është qëlluar me breshëri plumbash nga bashkëshorti i saj, 58 vjeç Koço Buzo.

Paraprakisht, bëhet me dije se çifti ishte në proces divorci dhe sapo kishin dalë nga seanca gjyqësore. Pak metra larg derës së Gjykatës së Elbasanit, 58 vjeçari që ka qenë më parë dhe polic, ka qëlluar gruan me breshëri plumbash.

Pasi vrau bashkëshorten, Buzo ka qëlluar me armë edhe ndaj një punonjësi policie si edhe avokatit Gëzim Toçila duke i lënë të plagosur. /Zoom.al