Aplikacion
Ajo e pati akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës se e kishte kthyer institucionin që drejton në lavatrice të pastrimit të parave te organizatës mafioze italiane, Ndragheta. Ajo e pati akuzuar gjithashtu si vegël të mafias dhe se merrte 20% rryshfet për çdo leje që jepte.
Por mbrëmë në Top Story ajo e pyeti për pemët, për ngjyrën e lopatës që përdor sa herë del për show në pyllin orbital apo nëse vërtet dinte t’i jepte traktorit.
Në fakt ajo kishte mundësinë t’i bënte pyetjet që i drejtonte gjithe pathos nga foltorja e PD:
1. A po e përdorte Erion Veliaj dhe Edi Rama Tiranën si lavatriçe për paratë e pista të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit?
2.A merr Erion Veliaj 20% ndërtimeve?
3. A kishte kryer Erion Veliaj takime me biznesmenin të Ndrageta-s, Gallo?
4. A ndihet ai sadopak përgjegjës se ai dhe qeveria e tij i shërbejnë një klike të pasurish dhe të varfrit i gënjejnë me tallava e turbo-folk për t’u marrë votat?
Me mungesën e këtyre pyetjeve, Grida Duma nuk humbi shansin për të vënë me shpatulla pas muri Erion Veliajn, por ajo i dha fund pritshmërisë se mund të jetë një gazetare e lirë dhe fatkeqësisht tregoi se me të tilla intervista, ajo mund të konkurojë vetëm podcast-et e Edi Ramës në ERTV. Zoom.al