zoom

Bota

Putin i ka vënë syrin Kharkivit, po e kthen në gërmadhë. Sulme nga toka e ajri, 10 mijë të evakuar

Rusia e ka kthyer rajonin verilindor të Ukrainës në shënjestrën e saj të radhës për ta pushtuar dhe duket se deri tani ia ka dalë duke e sulmuar nga toka dhe ajri, duke e kthyer pak e nga pak në qytet gërmadhë Kharkivin.

Gati 10,000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës, njoftoi guvernatori i rajonit. “Gjithsej 9,907 njerëz u evakuuan”, tha guvernatori i Kharkiv, Oleg Synegubov.

Masa vjen pas një sulmi rus në rajon që filloi më 10 maj, për të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mund të ishte vetëm vala e parë e një ofensive më të gjerë.

Zelensky deklaroi sot se qëllimi i Putinit është të pushtojë Kharkivin, pasi nuk ia doli dot nga territori jugor i Krimesë dhe Donbasit. /ZOOM.AL/