zoom

Bota

Putin e barazon edukimin për ‘transgjinorë’ me ‘një krim kundër njerëzimit’

Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se është “afër krimit kundër njerëzimit” që Perëndimi t’u mësojë fëmijëve për çështjet transgjinore. Udhëheqësi po fliste në Klubin Ndërkombëtar të Diskutimit Valdair në Sochi, Rusi, kur e etikoi edukimin e fëmijëve dhe të rinjve rreth kësaj teme si “monstruoze”.

Ai tha se brezave do t’u shkatërrohet jeta si rezultat i të mësuarit “se një djalë mund të bëhet vajzë”.

Në Rusi, martesat e të njëjtit seks u ndaluan zyrtarisht në korrik 2020 nga kushtetuta ruse dhe në vitin 2013, “propaganda e marrëdhënieve seksuale jo tradicionale” ishte gjithashtu e ndaluar.

Për më tepër, ndryshimet e fundit në kushtetutë rezultuan në parandalimin e personave trans nga birësimi i fëmijëve dhe lejojnë martesën vetëm nga një burrë dhe një grua.

Putin është përballur më pas me reagime ekstreme nga komuniteti LGBTQ+ brenda vendit.

Gjatë diskutimit së fundmi, ai tha:

“Është kriminale që fëmijët të shtyhen të besojnë se një djalë mund të bëhet lehtësisht një vajzë dhe anasjelltas. Ata shtyhen të besojnë se kanë një zgjedhje, dërkohë që prindërit janë lënë mënjanë. Dhe një fëmijë detyrohet të marrë një vendim që mund t’i prishë jetën.”

Putin gjithashtu pohoi se mosha e një fëmije nuk merret parasysh kur ata marrin një vendim të tillë dhe se “askush nuk konsultohet as me psikologë fëmijësh”.

“Kjo është afër një krimi kundër njerëzimit, veshur me emrin dhe flamurin e progresit”, përfundoi ai.

Sipas një deklarate të bërë nga Putin në qershor të vitit të kaluar, autoritetet thuhet se kanë një qasje “të relaksuar dhe jo paragjykuese” ndaj personave LGBTQ+. Megjithatë, ai deklaroi se të miturit duhet “lënë vetëm” për shkak të besimit të tij se vetëm të rriturit duhet të lejohen të vendosin të ndryshojnë identitetin e tyre gjinor.

Deri në vitin 1993, të qenit homoseksual ishte një vepër penale në Rusi dhe deri në vitin 1999, klasifikohej si sëmundje mendore.

Putini ka deklaruar më parë se e ndjen se është “detyrë” e tij të parandalojë martesat e homoseksualëve në mënyrë që të mund të “përforcojë familjet”.

Burimi: Unilad