zoom

Politikë

Puthja e Ramës me Melonin/ Basha: Çfarë fiton populli?

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi skenën e kryeministrit Edi Rama, që puthi në faqe kryeministren e Italisë, Georgia Meloni.

Në një takim që pati me të rinjtë në Tiranë, Basha tha se ky është shou që nuk i shërben popullit.

“Puthi Melonin por nuk rriti pensionet. Nuk jemi kundër që kryeministri Shqipërisë dhe Meloni të kenë miqësi, por çfarë fiton populli. Politikanët janë yje Holliëood-i që të sillen si të tillë. Gara sot në rrjetet sociale nuk është kush bën më shumë punë por kush është më popullori. Proukupimi kryesor janë klikimet, mblidhet qeveria thotë duhen shtuar klikimet”, tha Basha.