zoom

Të gjitha

Punonjësi i pyjores së Patosit rrezikon jetën mes flakëve në pyllin e Gjorgosit/ Shpëtohet nga zjarrfikësit

Lufta për të shuar flakët në pyllin e Gjorgosit ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të ndërmarrjes pyjore, të cilët prej orësh po punojnë me mjete rrethanore, lopata e pompa uji për të shuar zjarrin.

Burime për Zoom.al bëjnë me dije se Punonjësi i Pyjores Patos, Rauf Muskaj është shpëtuar nga Shërbimi Zjarrfikes Patos pasi ishte izoluar mes tymit dhe flakëve. Fatmirësisht pas dhënies së ndihmës së parë ai nuk paraqet probleme të mëdha shendetesore.

Prej paradites së sotme flakët u rindezën sërish në pyllin e Gjorgosit, ndërsa lufta me flakët është e ashpër, kjo edhe për faktin e terrenit të thyer. Zjarri favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Për herë të dytë brenda pak ditesh flakët djegin pishat disa vjeçare të Gjorgosit ndërsa ende nuk dihet shkaku i tyre.