zoom

Aktualitet

Punëtori humbi jetën teksa punonte, arrestohet pronari i banesës

Një 65-vjeçar është arrestuar, pasi dje në banesën e tij, ka humbur jetën 51-vjeçari që po punonte. Policia bën me dije se në pranga është vënë A.M.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.