zoom

Slider

PSG i nënshtrohet Mbappe, oferta e fundit për të rinovuar është çmenduri totale

Paris Saint-Germain dëshiron të zgjas me çdo kusht kontratën me Kylian Mbappe dhe është gati të bëjë një çmenduri, jo vetëm financiare, që ai të qëndroj në “Parc des Princes”.

Kampionët e Francës, i kanë ofruar sulmuesit në mënyrë sensacionale kontrollin e operacioneve sportive.

Sipas El Chiringuito në Spanjë, PSG i ka propozuar Mbappes që ai të vendos në çdo lëvizje që klubi do të bëjë nga sezoni i ardhshëm, duke përfshirë ndryshimin e trajnerit dhe se cilët lojtarë do të largohen dhe kush do të afrohet në merkato.

Ndërkohë Sky Sports shkruan se kampionët francezë do të ishin të gatshëm t’i jepnin atij një marrëveshje mahnitëse prej 4 milionë sterlina në muaj – dyfishi i pagës së tij të mëparshme.

Sky Sports pohoi gjithashtu se Mbappe do të merrte një bonus deri në 100 milionë sterlina nëse ai rinënshkruan me PSG-në, duke përfshirë të drejtat e imazhit dhe çdo bonus për çështjet në fushë.

Kontrata e 23-vjeçarit me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe tani është në prag të bashkimit me Real Madrid si futbollist i lirë.

Por pavarësisht se kanë mbetur vetëm gjashtë javë derisa ai të bëhet lojtar i lirë, gjigantët e Ligue 1 i kanë bërë francezit një ofertë marramendëse për ta bindur atë të mos largohet. /zoom.al/